Valmira Hana ka mbaruar shkollën profesionale Laborant-Kontroll Ushqimor. Vështirësitë që ka pasur nuk e kanë penguar atë të shkollohet e të aftësohet në një drejtim, por duke qenë me aftësi ndryshe, kërkesat e saj për punësim janë përballur me paragjykimin dhe refuzimin. Në Elbasan u organizua për herë të parë panairi “Dua të punoj” i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ndërmjetësojë për punësimin e personave me aftësi ndryshe.