Paga mesatare në Shqipëri pësoi një kapërcim me 17% në tremujorin e dytë të vitit. Por kjo rritje u udhëhoq në masën më të madhe nga sektori publik, ndërsa diferenca e pagës mesatare u thellua me 26%. Për ekspertët ky hendek mes privatit dhe shtetit do të sjellë dekurajim në tregun e punës.