Erion Veliaj u ndal në Astir për të falenderuar banorët që i besuan Partisë Socialiste për të vazhduar drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Në turin falenderues, kryebashkiaku tregoi mirënjohjen për votuesit edhe u premtoi se puna do të vijojë pa dallim në çdo lagje të kryeqytetit.