Përgjimet e publikuara këtë javë, tregojnë pjesën tjetër të bisedës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe. Përgjimet e fundit, janë disa sekonda të bisedës që Mimoza Kusari Lila ka bërë me Milan Radojiçiq, person ky i kërkuar nga autoritetet e Kosovës, së fundmi edhe si organizator i sulmit terrorist në Basnjksë, ku mbeti i vrarë, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.