Trojka socialiste e negociatorëve për zgjedhjen e presidentit të ri, është duke e ndjekur me interes përpjekjen e Enkelejd Alibeajt në gjetjen e kandidatëve të propozuar nga opozita për raundet 2 dhe tre. Por në një kohë kur takimi i parë i Alibeajt me 23 deputetë të enjten prodhoi 8 emra kandidatësh potencial, socialistët i kanë dërguar një rikujtesë kreut të grupit parlamentar demokrat, njëherazi kryetar i komanduar i PD.