Top Channel/ Pse u rrëzua avioni me 242 persona në bord në Indi? Ekspertët ia vënë fajin…
12/06/2025 19:42

Ekspertë të aviacionit i kanë thënë BBC-së se pozicioni i krahëve të avionit gjatë ngritjes mund të ketë qenë një problem që çoi në rrëzimin e tij, duke regjistruar mbi 200 viktima. Flapet e krahëve janë pjesë lëvizëse të vendosura në pjesën e pasme të krahëve të një avioni. Ato përdoren për të ndryshuar formën e krahut gjatë ngritjes dhe uljes së avionit. Një video tregon avionin duke zbritur dhe një shpërthim të madh në momentin kur godet tokën. “Kur e shikoj këtë,” thotë analisti i aviacionit Jeffrey Thomas, “treni i uljes (struktura e avionit që përfshin rrotat dhe sistemin mbështetës, që përdoret për ngritje, ulje dhe lëvizje në tokë) është ende i nxjerrë, por flapet janë tërhequr.” Kjo do të thotë se flapet janë në linjë me krahun – gjë që ai e konsideron shumë të pazakontë kaq shpejt pas ngritjes. “Treni i uljes zakonisht tërhiqet brenda 10–15 sekondave, dhe më pas flapet tërhiqen gradualisht për një periudhë prej 10–15 minutash,” thotë ai. Një tjetër ekspert, Terry Tozer, shprehet: “Është shumë e vështirë të thuhet me siguri nga videoja, por nuk duket se flapet janë të shtrira, dhe kjo do të ishte një shpjegim i qartë pse avioni nuk e përfundoi ngritjen siç duhet.” “Kjo do të tregonte një gabim të mundshëm njerëzor nëse flapet nuk janë vendosur siç duhet,” thotë Marco Chan, një ish-pilot dhe pedagog i lartë në Universitetin Buckinghamshire New, “por rezolucioni i videos është shumë i ulët për të konfirmuar këtë.”

Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43