Gara e partive shqiptare në zgjedhjet parlamentare të Serbisë me dy lista të ndara, la shqiptarët me mundësi të ulëta për përfaqësim në Kuvend. Kjo përçarje u shpërnda edhe në nivel lokal ku Alternativa Demokratike e Shqiptarëve me në krye Shqiprim Arifin, shkarkoi nga detyra kryetaren e Preshevës, Ardita Sinanin. Ajo thotë që veprimi i Arifit qe hakmarrje e puç ndaj saj, duke shtuar se pasojat do t’i bartin preshevarët dhe e gjithë Lugina.