Prej vitesh Gjermania është kthyer në “Tokën e Premtuar” të shqiptarëve. Së fundi Republika Federale kërkon profesionistë të të gjitha niveleve, jashtë vendeve të Bashkimit Europian. Situata është e tillë, nga njëra anë vitrinat e bizneseve në Shqipëri janë të mbushura më njoftime “Kërkojmë punëtorë”, nga ana tjetër Gjermania është e etur për 240 mijë profesionistë për 5 vitet e ardhshme.