Forumin Ekonomik të Tiranës, ku morën pjesë sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi për të treguar, avantazhet e të investuarit në vendin tonë. Shqipëria nuk shihet më si një cep i largët në hartë, por si një vend ku gjërat ndodhin, ku reformat nuk janë premtime, por praktika dhe ku shndërrimet, transformimet nuk janë slogane, por fakte të përditshme.