Që nga 4 janari, punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare nuk mund të hyjnë në punë pa paraqitur pasaportën e vaksinimit. Ata duhet të ketë dokumentin e vaksinimit, provën që kanë kaluar koronavirusin, jo më larg se gjashtë muaj ose test negativ PCR, çdo 5 ditë. Gjatë komunikimit të parë me qytetarët në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së ndjekësit: “Pse po e detyron popullin të vaksinohet me zor?” Rama u përgjigj se nuk ka asnjë detyrim vaksinimi, por ka një shqetësim që vjen në rritje.