Një debat me tone të ashpra ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip 5 mes Stenaldos dhe Rogertit. Pas përplasjeve që Selin pati me Rogertin disa kohë më parë, pasi ky i fundit hodhi akuza mbi udhëtimet e saj në Dubai dhe marrëdhëniet e saj me djemtë, Stenaldo ka provokuar banorin që ai t’i thoshte gjërat edhe më hapur. Rogerti nuk është tërhequr nga deklarata e tij, ndërsa këmbëngulte ende se i kishte parë fotot e Selin në Dubai dhe ishte i sigurt për ato çfarë kishte thënë. Nga ana tjetër Stenaldo ka reaguar ashpër pas krahasimit që Rogerti i bëri nënës së tij, duke i përmendur atij djalin. Rogerti dhe Stenaldo kanë pasur herë pas here debate me njëri-tjetrin.