Top Channel/ Pse 11 maji?! Begaj zbulon misterin e datës së zgjedhjeve
18/12/2024 20:34

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj sot në Ditën Kombëtare të Diasporës, priti në Institucionin e Presidentit Këshillin Koordinues të Diasporës Shqiptare. Duke shprehur mirënjohje dhe vlerësim të veçantë për kontributin e tyre në dobi të kombit shqiptar, Kreu i Shtetit theksoi: “Shteti shqiptar, në zbatim të detyrimeve kushtetuese, duhet të mbrojë të drejtat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë përkohësisht ose gjithmonë. Ai do të vijojë të punojë për të përcjellë kudo në botë të gjitha vlerat e lidhura me trashëgiminë tonë historike dhe kulturore”. Presidenti Begaj theksoi në përshëndetjen e tij se “Ju, shqiptarët e Diasporës, jeni energjia më pozitive e Shqipërisë, jeni shembulli më frymëzues se si shqiptarët, pavarësisht vështirësive, kanë arritur të integrohen, të bëhen pjesë aktive e shteteve ku ata jetojnë por, nga ana tjetër, nuk e kanë harruar atdheun e tyre të parë, dhe kjo është shumë e rëndësishme”. Gjithashtu, Presidenti vlerësoi të gjitha iniciativat, organizimet e Diasporës shqiptare në mbrojtjen, ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe, duke falënderuar në mënyrë të veçantë mësuesit vullnetarë për kontributin e jashtëzakonshëm të mësimit të gjuhës shqipe. Së bashku me Këshillin Koordinues të Diasporës, Presidenti ndau ide dhe propozime mbi gjetjen e rrugëve të reja për lehtësimin e mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët e lindur në Diasporë nëpërmjet krijimit të platformave kombëtare televizive. Kreu i Shtetit, pasi mori falënderimet e Këshillit mbi qëndrueshmërinë e tij në betejën për të krijuar mundësinë e votimit të Diasporës që në ditën e parë të betimit të tij, u shpreh: “Vota e Diasporës është shumë e rëndësishme dhe përcaktimi i datës së zgjedhjeve më 11 maj kishte të bënte me faktin e realizmit të kësaj vote. “Mendoj se vota e Diasporës është shumë domethënëse për Shqipërinë”, – shprehu edhe një herë bindjen e tij Presidenti Begaj. Presidenti i Republikës bëri të ditur në këtë takim që ai do të vijojë me iniciativat e tij të promovimit të vlerave të modelit të shqiptarit të mirë, kudo ku ai ndodhet, jeton dhe punon, ruajtjen e gjuhës shqipe si ADN-ja e identitetit tonë kombëtar, leximit të librit shqip dhe trashëgimisë sonë të pasur historike e kulturore. Në mbyllje të këtij takimi, Presidenti Begaj shprehu se e konsideron Diasporën shqiptare si një dhe të vetme dhe se “vetëm po të jemi të gjithë bashkë, do të jemi më të fortë”.

Top News – Rama: Do hyjmë në tregun e naftës. ‘Kompani publike për të mbrojtur konsumatorët’
01/04 18:54
Top Channel/ “Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama:Futemi në treg për garanci për qytetarët
01/04 16:55
Top Channel/ ‘Të kemi pavarësi energjetike’,Rama:Me energjinë e erës dhe atë diellore kompletojmë..
01/04 16:54
Top Channel/ ‘Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët’, Rama: Nuk mund të mbeten…
01/04 16:45
Top Channel/’Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit’, Rama:Do formalizojmë tregun…
01/04 16:45
Top Channel/Reforma në Drejtësi, Rama:Ne ja dolëm ta bëjmë me gjithë konfliktet, krenar për…
01/04 16:44
Top News – Çmimet e larta në Shqipëri. Berisha-Shkak oligopolet në treg! Do t’u shpallim luftë
01/04 16:41
Top News- Berisha takon përfaqësuesit e KiE: I informova se Parlamenti fsheh ftesat për opozitën
31/03 20:58
Top News- Rama flet për përplasjen me Spiropalin, reagimi i parë pas mbledhjes së grupit
31/03 20:57
Top Channel/ PS-PD “negociojnë” Kushtetutën, palët “përplasen” për numrin e deputetëve
31/03 19:47
Top Channeol/ Rama zbulon planin: Kompani publike për naftën! Çfarë thotë për tensionet nëPS
31/03 19:34
Top News- “Të jesh socialist, duhet të jesh i pakënaqur”, Rama përmend Pandeli Majkon
31/03 18:19
Top News- Rama: Berati ka më shumë kthime se ikje, rezultat ekonomia e turizmit
31/03 18:19
Top News- “Programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet”, Rama flet dhe për Paketën e Maleve
31/03 18:18
Top News- Rama: Do fusim produktin e ndjekjes së naftës tranzit, më shumë kontroll
31/03 18:18
Top News- Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit çmimi ulet, por shoferët do paguajnë 4-fish më shumë
31/03 18:17
Top News- Rama i bindur se do fitojë në zgjedhjet vendore, mesazh të prerë strukturave
31/03 18:17
Rama kundër Braçes për bashkinë e Tiranës?/ Analistët zbulojnë se çfarë po ndodhë në PS
31/03 18:15
Top Channel/ Asambleja e PS-së në Njësinë numër 7 në Tiranë, Rama: Ai ballisti Halit Valteri….
31/03 18:02
Top Channel / “Këto janë meritat tona”, Rama në njësinë 7: Çdo mësues e mjek futeshin në punë me…
31/03 18:02