Festat e fund vitit zbutën qëndrimin e deputetëve socialistëve firmëtarë për të ndëshkuar 29 kolegët e opozitës për kaosin parlamentar të enjtës së shkuar. Në Sekretariatin Etikës u ulën pothuajse të gjithë të propozuarit për tu ndëshkuar prej të cilëve vetëm 6, kur të nisë sesioni parlamentar në Janar nuk do të marrin pjesë për 30 ditë.