Ervin Salianji, që drejtoi Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS, prezantoi sot në Kuvend gjetjet e komisionit për gati katër muaj. Demokrati u shpreh se “Partia Socialiste u bë barrikadë për të mbrojtur paligjshmërinë e ndodhur gjatë hakerimit të TIMS”. Sipas tij, anëtarët e mazhorancës penguan që kryeministri Edi Rama dhe ministri Bledi Çuçi të thirreshin si dëshmitarë në komision.