Deputeti socialist Ornaldo Raki djali i ish-deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi i sanksionuar nga qeveria amerikane, u shfaq i qetë duke dëgjuar kryetarin e partisë së tij Edi Rama pak metra më larg. Qetësisht duke buzëqeshur, hodhi në kuti zarfin me tre propozime për presidentin e ri. Kjo qetësi i buronte nga siguria se grupi parlamentar socialist nuk do merrte asnjë vendim që mund të cenonte karrierën e tij politike për shkak të vendimit amerikan për babain e tij.