Kryeministri Edi Rama komentoi sërish rrëzimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën tha se është një çështje e mbyllur. Ai tha se njerëzit nuk mund të përdoren si mjete në luftën kundër korrupsionit, ndërsa theksoi se SPAK mund të vazhdojë hetimet në gjendje të lirë, teksa solli faktin që në Shqipëri ka numër të lartë të njerëzve të paraburgosur.