Në konferencën e kryetarëve opozita mori një tjetër JO në kërkesën “Për zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik”. maxhoranca në kuvend, vijon me projektin për asgjesimin e parlamentarizmit dhe çdo mekanizmi kontrolli që parashikon rregullorja e Kuvendit. Ka ardhur në kuvend për shqyrtim projekt buxheti 2026 dhe para tre ditësh edhe paketa fiskale apo ligjet financiare që shoqërojnë.