Ndryshimi i partnerit politik prodhoi rezultat të njëjtë për reformën zgjedhore, dështim! Socialistët iu sos durimi edhe me demokratët e Sali Berishës dhe në mungesë të një konsensusi në grupin e dialogut vendosën të hedhin një hap të ri në Kuvend duke depozituar propozimet e tyre në Kodin Elektoral bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës dhe herësin brenda listës. Mazhoranca kërkon që emigrantët të votojnë me postë duke ia lënë në dorë KQZ regjistrimin.