Top Channel/ PS-PD drejt një pakti të ri! Berisha konfirmon negociatat me socialistët
10/01/2025 19:33

Pa shumë zhurmë dhe larg syrit të medias socialistët dhe demokratët kanë intesifikuar përpjekjet për gjetjen e një pakti te ri për ndryshimin e kodit elektoral në mënyrë që vota e diasporës të mos bllokohet për shkak të afateve kohore të pamjaftueshëm. 24 orë para nisjes zyrtare te procesit të regjistrimit te diasporës, Sali Berisha konfirmoi negociatat me partinë socialiste per votuesit nga jashte. SALI BERISHA: Di që janë në negociata. Di që po zhvillohen negociata. Nuk e di te them ne cilin stad janë. Sali Berisha konfirmoi votën pro te demokrateve per cdo ndryshim ne favor te lehtësimit te votës se diasporës. Kryedemokrati nuk dha detaje per çështjet qe janë ne tryezën e bisedeimve, por Top Channel ka mësuar se po vlerësohet mundësia e afrimit me 10 ditë e afateve të regjistrimit të subjekteve politik, kandidatëve dhe koalicioneve në mënyrë që fleta e votimit te prodhohet më shpejt, për ti dhënë më shumë kohe postës për kthimin e zarfit me votën e emigrantëve brenda afatit zyrtar. Ndërhyrja e dytë, ka të bëjë me reflektimin e ndryshimit në kod, që koston e kthimit te fletës së votimit e merr persipër shteti dhe jo emigranti. SALI BERISHA: Kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore. Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar për këtë vit Sali Berisha kritikoi deputet për punën e pamjaftueshme që po bëjnë me diasporën duke lene porosi dhe detyra konkrete per secilin deputetët. SALI BERISHA: Grupi parlamentar, çdo deputet është i ftuar të koordinojë me qendrën këtu, çdo takim të mundshëm që mund të organizojë me emigracionin. Secili duhet të marrë përsipër të paktën të trefishojë votën e tij, edhe me dy vota të tjera nga diaspora. Këtë të shtunë nis zyrtarisht procesi i regjistrimit te diasporës ne, nderkohe që emigrantet që duan të marrin pjese ne zgjedhjet e pranverës kane afat per tu regjistuar ne faqen online te KQZ deri me 4 mars..

Top News- Berisha shpërthen për herë të parë ndaj Dash Sulës: Tradhtar, u bë patericë e Ramës
07/02 15:12
Top Channel/ Pezullimi i Ballukut, reagon Berisha: Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim
07/02 15:06
Top News- “Kërkesa e Ramës përfundoi në kosh”, Berisha: Kuvendi nuk do ia heq imunitetin Ballukut
07/02 14:48
Top Channel/ Berisha komenton vendimin e Kushtetueses për Ballukun: Edhe gjykata ka mëkatin e madh
07/02 14:11
Top Channel/ ‘Administratë e degraduar’, Berisha: Duhet një reformë e madhe, në 2005 ne…
07/02 13:17
Top Channel/ ‘Në Dardhë apo në Hënë nuk shpëton’, Berisha sulmon sërish Ramën: Në një Esse…
07/02 12:56
Top Channel/ ‘Ballkani i Hapur tradhti ndaj fermerit’, Berisha: Tokat do i merren oligarkëve dhe…
07/02 12:48
Top Channel/ Reforma territoriale/Berisha: Rama nuk pranon ndryshime, do flasim me ekspertë dhe…
07/02 12:48
Top Channel/ Dash Sula kryeinspektor, Berisha: Tradhti e lartë të kapësh flamurin e Ramës, mollë…
07/02 12:37
Top Channel/ ‘Shqipëria mund të kthehet në vitin 96’, Berisha: BE do anulojë çdo marrëveshje me…
07/02 12:36
Top Channel/ ‘I kapur me presh në dorë’, Berisha: Rama shkelmoi procesin e integrimit, protestat…
07/02 12:35
Top Channel/‘Kjo betejë s’ka të ndalur’,Berisha: Asnjë forcë si shpëton këta, nuk pranojmë kompromis
07/02 12:28
Top Channel/ ‘Rama nuk ikën me lule, por protestë paqësore’,Berisha: Vijmë në pushtet vetëm me votë
07/02 12:27
Top Channel/ Si do veprojë opozita për heqjen e imunitetit të Ballukun? Ja si përgjigjet Berisha
07/02 12:27
Top Channel/ ‘Shqipëria me Ramën nuk plotëson asnjë kriter për BE’, Berisha: Proçesi i integrimit…
07/02 12:26
Top News – Ndarja 4 me 4 e Kushtetueses. Pse nuk e shuan debatin për imunitetin e Ballukut
07/02 10:48
Top News- Berisha për Territorialen e Zgjedhoren: Marrim pjesë, do bëjmë projektin tonë
06/02 22:49
Top News – Ndërhyrja te ligjet e reformës. Berisha: Asnjë bashkëpunim me PS për gjyqësorin
06/02 16:28
Top Channel/ Peleshi takime në Uashington, pritet nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit
06/02 15:12
Top Channel/ Rishikim të reformës në drejtësi! Berisha refuzon çdo ndërhyrje në sistem
06/02 15:05
DIGITALB DIGITALB