Në heshtje dhe larg vëmendjes se medias, ekspertwt zgjedhore tw Partisë Socialiste Partisë Demokratike kanë gjetur dakortësinë për produktin e parë të reformës zgjedhore. Ligji i ri për financimin partive politike nuk ndryshon formulën aktuale mikse për përfitimin e fondeve si nga buxheti i shtetit, ashtu edhe nga individë privatë por risi e draftit janë kufizimet e forta për burimeve te dyshimta duke parashikuar ndalim te plotë të financimeve nga subjekte të huaja, qoftë edhe në mënyrë të tërthortë, përmes kompanive që operojnë në Shqipëri.