Shumica socialiste duke mos humbur kohë e në respektim të afateve kushtetuese nis konsultimet brenda partisë për të zgjedhur presidentin e ri të Shqipërisë. Edi Rama i cili do të thotë fjalën e fundit, ia ka besuar këtë proces numrit dy të partisë Damian Gjiknurit, kreut të grupit parlamentar Taulant Balla dhe ministres për marrëdhënie me parlamentin Elisa Spiropali.