Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03/2026 19:14

Partia Socialiste e Tiranës nis procesin e riorganizimit dhe rienergjizimit të strukturave të saj në kryeqytet. Në kuadër të këtij procesi, u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Njësisë Administrative nr. 2 në Tiranë dhe prezantimi i ekipit drejtues për këtë njësi. Kryetari i Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në takim ku ka folur për rienergjizimin e PS, intensifikimin e komunikimit me qytetarët për punët e kryera dhe ato që priten, për pagat, pensionet, ekonominë dhe masat që po merren nga Qeveria në përgjigje të krizës së çmimit të naftës shkaktuar nga konflikti në Iran. “Tani, duke qenë se ne e kemi rinisur punën në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm dhe, siç e dini të gjithë ju, si gjithmonë, ne fitoret tona i projektojmë dhe i përgatisim, duke marrë kohë edhe shumë më parë sesa të gjithë të tjerët. Ne kemi parë nevojën që të bëjmë një ristrukturim të punës në Bashkinë e Tiranës. Po të shikojmë se si janë rritur disa qarqe, është shumë e qartë që organizimi është A-ja. Ne sot jemi në një situatë që shikojmë, me thënë të drejtën, me kënaqësi e shikojmë që pagat në sektorin privat vazhdojnë të rriten. Ndërkohë që, ju e dini shumë mirë që pagat në sektorin publik janë rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe përsëri kemi bërë rritje. Po jo vetëm kemi bërë rritje, por tani kemi hyrë në një fazë ku, siç bëmë me mjekët, për shembull, siç bëmë me ushtarakët, siç bëmë me mësuesit, po njohim paralelisht vjetërsinë në punë. Pra, nuk është e njëjta pagë në fund të ditës, pavarësisht se në atë regjistrin e të punësuarve në spital, po themi, janë 2 specialistë të të njëjtit specialitet, por njëri është i ri, njëri ka 15 vjet apo 20 vjet eksperiencë. Po jo vetëm për eksperiencën, por edhe për faktin që ka punuar më shumë dhe më gjatë, paga ka një koeficient tjetër. Këto gjëra janë gjëra normale, por ne nuk i bënim dot më përpara, sepse s’kishim kapacitet buxhetor. Po të njëjtën gjë mund të themi për pensionet. Tani pensionet kanë hyrë në planin e rritjes, i cili është një plan 4 vjet rresht, ku çdo vit rritja do të dyfishohet. Pra, nëse këtë vit pensioni në muaj është rritur x, vitin tjetër nga janari do të jetë x herë 2. Pastaj, vitin tjetër do të jetë x herë 3, sepse na janë krijuar mundësitë. Kjo do të thotë që funksionon ekonomia. Sigurisht që e mësuam tani, besoj të gjithë, e mësuam që ekonomia nuk është thjesht dhe vetëm e lidhur me çfarë bëjmë ne këtu, por edhe me çfarë ndodh edhe larg nesh. E mësuam këtë gjë me pandeminë, që na erdhi këtu nga larg dhe pastaj u impaktuam njësoj si gjithë të tjerët. E mësuam me luftën në Ukrainë, që është larg, por goditi në mënyrë të drejtpërdrejtë çmimet e energjisë dhe po e shikojmë prapë me naftën, që po ndikohet nga lufta në Iran. Megjithatë, nga ana tjetër, kemi mësuar, besoj, ne po e po, por edhe njerëzit kanë mësuar edhe një gjë tjetër: që ne nuk rrimë me duarkryq dhe thjesht të themi: “Shiko tani, kjo është situata”, sepse qoftë me pandeminë, qoftë me tërmetin, që ndodhi sepse ishte një forcë madhore, qoftë me luftën në Ukrainë, ne kemi bërë reagime të cilat kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet. Jemi i vetmi vend, tani njerëzit mund të thonë si duan, por ne jemi i vetmi vend që kemi ulur çmimin e energjisë dhe e kemi ulur me 10%. Për ata që e paguajnë energjinë, dhe sidomos për ata që faturën e energjisë e kanë pjesë të një kapaciteti shpenzimesh që nuk është shumë i madh, 10% nuk është pak, e kemi ulur”, tha Rama.

Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48
Top News – Berisha akuzon për plaçkitje të pronës private.’Dimensioni më antiqytetar’
28/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës
28/03 14:31
Top News -‘Lulzim Basha donte bashkimin me PS, tani jemi në kilometrin e fundit!’
28/03 14:25
Top News – ’83 thikat e krimit në parlament, BE reagoi!’ Berisha flet për Ballukun
28/03 14:25
Top News – ‘Më 17 Prill, PD në protestë! Nuk ka stabilitet pa dorëheqjen e Ramës’
28/03 14:16
Top News – PD proteston më 17 Prill. Berisha: Edi Rama ka vetëm një rrugë, dorëheqjen
28/03 14:15