Top Channel/ PS nis procedurën për shkarkimin e Veliajt, avokatët e tij do e çojnë në Kushtetuese
17/09/2025 19:28

Anëtarët socialistë në Këshillin Bashkiak Tiranë u mblodhën në selinë e Partisë Socialiste, duke çuar përpara propozimin e kryesocialistit Edi Rama për të shkarkuar Erion Veliajn si kryetar i Bashkisë Tiranë. Megi Fino, kryetarja socialiste e Këshillit Bashkiak Tiranë, drejtoi këtë mbledhje, e cila zgjati 1 orë e 30 minuta. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se nga kjo mbledhje u formulua dhe u firmos teksti i kërkesës duke theksuar mungesën 3 mujorëve të Veliajt në detyrë. U vendos e marta e 23 shtatorit për të futur në rend të ditës te mbledhjes së këshillit votimin e propozimit për të shkarkuar Erion Veliajn. Ndërkohë, nuk është diskutuar thirrja e Veliajt për të folur në këshill përpara votimit. Ky hap i këshilltarëve socialistë vjen pas deklaratës së një jave më parë të kryeministrit Rama në Asamblenë e PS-së, i cili teksa kërkoi edhe nisjen e procedurës dhe gjetjen e bazës ligjore për largimin e Veliajt, bëri të ditur se Ogerta Manastirliu do të jetë kandidate e socialistëve në zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet. Nga ana tjetër, avokatët e kryebashkiakut në detyrë, pritet që të vijojnë betejën e tyre ligjore edhe në Kushtetuese pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës të marrë vendim për shkarkimin e tij. Teksa hapat ligjorë të avokatëve të Veliajt, i përkasin ditëve të ardhshme, ajo që është vënë re prej të enjtes së kaluar, është fakti se kryebashkiaku ka ndërprerë çdo aktivitet në rrjetet socialiste. Postimi i fundit në Instagram dhe Facebook është shtatë ditë më parë, ku ai shpërndau një deklaratë të avokatëve të tij, ndërkohë që në TikTok, ku postonte edhe video me mesazhe që linin vend për interpretim, postimi i fundit është në 27 gusht.

Top Channel/ Rama në Berat: Sikur të mbyllnim fare Parlamentin me pagat e 140 deputetëve,larg qoftë…
10/04 20:46
Top Channel/ “Abuzime me naftën e fermerëve”! Rama: Po e përdornin për qëllime të tjera
10/04 19:57
Top Channel/ “Mos e ul kokën për asgjë”, Rama i përgjigjet pensionistes: Eja trajno deputetët e PS
10/04 19:47
Top Channel/ Takimi me pensionistët në Berat, Rama: Na ka rënë barra ta çojmë vendin në BE
10/04 19:29
Top Channel/ “Jemi në rrugën e duhur”, Rama pensionistëve në Berat: BE nuk flet llafe, por fakte
10/04 19:28
Top Channel/ “Dalin pa laps e letër në klubet e natës”, Rama: Kreu i opozitës nuk dinte shumëzimin
10/04 19:18
Top Channel/ Rama me pensionistët në Berat: Po të shpërndanim pagat e deputetëve për pensionet…
10/04 19:15
Top Channel/ “Korrupsioni nuk është luftuar kurrë më shumë se sot në Shqipëri”, Rama: Faktet janë…
10/04 17:41
Top News – Skemë e re për pensionistët që punojnë. Rama: Çdo muaj janari, rritje të pensioneve
10/04 17:16
Top Channel/ “Jam një shfrytëzues…”, Rama sipërmarrësve në Berat: Bashkimi bën fuqinë, por…
10/04 17:15
Top Channel/ “Do të jetosh një eksperiencë, eja në Berat”, Rama: Nuk është thjesht një qytet, por…
10/04 17:14
Top Channel/ Integrimi në BE, Rama: Kemi 1001 arsye, por edhe sfida, ndër to siguria ushqimore
10/04 16:59
Top Channel/ “Oreksi vjen duke ngrënë”, Rama nga Berati: Nafta në bujqësi ka qenë një sfidë e madhe
10/04 16:58
Top Channel/ “Korrupsioni nuk është luftuar kurrë më shumë se sot në Shqipëri”, Rama: Faktet janë…
10/04 16:51
Top News – Rregullorja e Kuvendit, përplasje PD-PS. Bardhi akuzon Peleshin: Po injoron Kushtetuesen
10/04 16:01
Top Channel/ Berisha akuzon Ramën për dështim: BE i mbylli dyert Shqipërisë!
10/04 15:18
Top Channel/ Ministri Hoxha vendos bast për BE: Shqipëria do ta marrë IBAR
10/04 15:17
Top Channel/ Subvencione më të varfërve, Ibrahimaj zbulon se qeveria do të ndërhyjë
10/04 15:11
Top Channel/ Çmimet, Rama: Të parët që do ndihmojmë, pensionistët dhe familjet në nevojë
10/04 15:08
Top Channel/ ‘Ligji ushtarak na pengon në punësim’, Pensionisti në njësinë 2: Kërkojmë që…
10/04 14:40