Duke mbjellë 61 pemë, Kryesocialisti Edi Rama zbriti në fushën e blertë, pas monumentit të Skënderbeut skuadrën garuese me 61 kandidatë për lokalet e 14 Majit. Kjo ishte nisja simbolike e fushatës elektorale të socialistëve nga ku Edi Rama, krahas porosive për skuadrën pati edhe mesazhe të drejtpërdrejta për votuesit kur tha se “PS është fuqia e ndryshimit në këtë vend”, prandaj është zgjedhur motoja e fushatës “Kurrë më mbrapa vetëm përpara”.