Për 300 ditët e ardhshme, Bashkia e Rrogozhinës ka zgjedhur si kryetar të saj kandidatin e PS, Edison Memolla me gati 60% të votave. I dyti në liste ishte kandidati i PD, Ferdinand Saraçi dhe pas tij ai i koalicionit të “Shtëpisë së Lirisë”, Hekuran Xhani. Diferenca mes tyre ishte mjaft e ngushtë dhe gara për Bashkinë Rrogozhinë u zhvillua për vendin e dytë.