Parlamenti u përfshi në debate të forta nga ku protagonistë u bënë deputetët e opozitës. Molla e sherrit parlamentar këtë të enjte ishte mënyra e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare online apo në sallat e kryesisë së kuvendit. Nga opozita nuk mungoi edhe një propozim për bojkot të komisioneve.