Menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë më 9 nëntor, reagoi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili tha se do ta respektojë vendimin. “Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025”.