Socialistët mbajnë të shtunën kongresin në një ditë të shënuar. 30 vite më parë Partia Socialiste nisi jetën e saj, pasi ish partia e punës ndryshoi jo vetëm emrin. Numri dy i socialistëve tregoi se do ketë disa surpriza e më pas diskutohet strategjia e socialistëve deri në vitin 2030. Numri dy i socialistëve u shpreh i sigurt se në shtator në kuvend do ketë bashkëpunim efikas me të vetmen opozitë sic e quan ai partinë demokratike.