Pavarisht situatës me komisionet parlamentare socialistët nuk kanë humbur kohë dhe nisin përgatitjet për një ndryshim të ri kushtetues që lidhet me procesin e vetingut në drejtësi. Nga mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar socialist Taulant Balla u kërkoi kryetarëve të komisioneve të bashkërendojnë punën për një ndryshim kushtetues. Bëhet fjalë për ndryshimin e nenit ku parashikohet kohë-veprimi Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që mbaron më 7 Qershor 2022.