Partia Socialiste insiston se SPAK duhet të nisë hetime të menjëhershme bazuar në audio regjistrimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, nga ku ish kreu gardës Ndrea Prendi jep urdhër për të hapur zjarr ndaj protestuesve në 21 Janar. Damian Gjiknuri, Sekretar i përgjithshëm i PS dha detajet e padisë dorëzuar paraditen e kësaj të mërkure në SPAK dhe cilët janë të paditurit.