Socialistët ishin betuar se nuk do të votonin asnjë nismë që mbante firmën e personave te shpallur non grata. Por, të premten suprizuan jo pak, kur në Komisionin e Ligjeve votuan kandidaturën e Simon Mirakës për të qënë anëtar i autoritetit të dosjeve edhe pse mes firmave mbështetëse për emrin e tij figuronte ajo e Sali Berishes.