Pas rikonfirmimit të kandidatit të saj në krye të bashkisë së Shijakut, Partia Socialiste fitoi edhe shumicën e mandateve për anëtarët e këshillit bashkiak, duke i siguruar mbështetjen e nevojshme kryebashkiakut Elton Arbana për projektet dhe vendimet që do të marrë për Shijakun. Gjithsesi në kutinë e fundit, PS ka humbur një mandat, ndërsa PDIU siguroi numrin e nevojshëm për të fituar një mandat në këshillin bashkiak të Shijakut.