Socialistët kanë nisur festën në Kukës, pasi kandidati Albert Halilaj fitoi me një avantazh të thellë ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Emri Vatës. Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 74 kuti të numëruara, Albert Halilaj grumbulloi 13025 vota, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, 7431 vota.