Top Channel/ PS e PD thonë se fituan, komentojnë vendimin e Komisionit të Venecias
10/12/2024 19:42

Politika e lexoi në mënyra të ndryshme raportin e Komisionit te Venecias për mandatin e Olta Xhackës duke brohoritur fitore. Socialistët reaguan përmes kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka. “Komisioni i Venecias shprehet qartë se Parlamenti nuk është i detyruar të votoje në një mënyrë të caktuar por është vetëm ne gjendje te votoje për çështje që janë brenda kompetencës së vet. Ky Komision shpreh mendimin se dy vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka nuk duheshin Kushtëzuar nga votimi në Kuvend i zbatimit të tyre. Me fjalë të tjera vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të zbatueshme dhe nuk duhet të diktojnë votën.”, shprehet Klotilda Bushka. Në një reagim nga selia blu, nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha se Komisioni i Venecias foli qartë dhe qeveria ka detyrim t’i bindet kushtetueses për të hequr mandatin e Olta Xhaçkës. “Në rastin specifik, Komisioni i Venecias thekson se Gjykata ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet nga një votim apo nga vullneti i një shumice parlamentare. Me fjalë të tjera, pavarësisht vullnetit negativ të shprehur me votë nga shumica socialiste, Kuvendi duhet të zbatojë urdhërimin e Gjykatës dhe ta dërgojë çështjen e deputetes Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.”, u shpreh Bykykbashi. Por, mazhoranca mendon ndryshe. “Koha na dha te drejte. Edhe një herë të Këshillit të Europës rrëzuan një puç Kushtetues”, shtoi Bushka. “Partia Demokratike e konsideron opinionin e Komisionit të Venecias, Një goditje të fortë për përpjekjet e Edi Ramës për të bllokuar zbatimin e Kushtetutës Gjithashtu, përbën edhe vepër penale.”, shprehet Bylykbashi.

Top Channel/ Qosja: Reforma Territoriale, mundësi për rikthimin e politikës pranë qytetarëve
31/03 13:22
Top Channel/ PS-PD arrijnë kompromisin e parë, dakordësi për financimin e partive
31/03 12:50
Top Channel/ ‘Nuk kemi punë me Komitetet Ekzekutive’, Berisha: Dekoncentrimi është një parim…
31/03 12:11
Top Channel/ ‘Duhet të rikthejmë komunat’, Berisha: Të përcaktohet numri i banorëve në qytetet….
31/03 12:06
Top Channel/ ‘Shqipëria rurale nuk ekziston’, Berisha: Goditje fatale për fshatin, veriun e…
31/03 12:02
Top Channel/ ‘Regjistrimi i fundit i falsifikuar’, Berisha: Koha ka ndalur në vendet rurale, ku…
31/03 11:52
Top Channel/‘Reforma territoriale një krim kombëtar’, Berisha:U vendos një model që nuk ekziston as…
31/03 11:51
Top Channel/ Reforma Territoriale, Boçi: Sot kemi më pak shërbime, shpopullimi…
31/03 11:42
Top News- “Ramën goditeni me domate dhe vezë”, Berisha jep udhëzimet për qytetarët
30/03 22:33
Top News- Balluku ndalet në Fier, jep udhëzimet për zgjedhjet e brendshme dha ato vendore
30/03 21:37
Top Channel/ Përgatitjet për zgjedhjet vendore, mblidhet Asamblesja e PS në Fier
30/03 20:08
Top News- Erion Braçe kandidat i PS për Tiranën!/ “Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty”
30/03 19:07
Top Channel/ “Ti nuk di nga lidhet gomari”, Balliu-Lamallarit: Xhelal Mziu është sulmuar nga…
30/03 18:12
Top Channel/Akuzat e Balliut për drejtorin e ri të Policisë, Lamallari:Deputeti bukurosh e përdor..
30/03 18:11
Top News- A do kandidojë për kryebashkiak të Tiranës? Vjen reagimi i Erion Braçes
30/03 17:56
Top Channel/ “Rrezikohet zhdukja e sektorit fason”, Bozdo: Kursi i euros po dëmton industrinë
30/03 17:56
Top Channel/ ‘Qeveria armike e qytetarëve’, Balliu:Sa të jetë Rama s’ka integrim
30/03 17:54
Top Channel/ ‘Shkodra duhet të kishte kampus universitar’, Boçi: Pedagogët e diskriminuar dhe…
30/03 17:54
Top Channel/ A do të kandidojë Braçe për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Deputeti i PS
30/03 17:18
Top News – PS rrëzon propozimin e Balliut. Pasuritë e krimit për familjet e policëve të rënë
30/03 17:03