Këshilltarë të majtë dhe të djathtë, ndryshe nga bindjet politike, e gjetën gjuhën e përbashkët sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës për të dhëne me qira 60 hektarëve tokë në zonën e Nivicës, ku pritet të ndërtohet një park fotovoltaik. Ndërsa vendimi merrej brenda mbledhjes me dyer të mbyllura jashtë sallës pati tensione dhe përplasje të banorëve me policinë. Ata e konsiderojnë grabitje të tokave të tyre marrjen e këtij vendimi