Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka dënuar qëndrimin e socialistëve për të mos votuar pro heqjes së imunitetit për Belinda Ballukun. Sipas Berishës, kjo ndodh me urdhër nga Edi Rama sepse “është vetë i implikuar”. Për Berishën, Edi Ramën mund ta heqë vetëm populli nga posti i kryeministrit.