Shkarkimi i të gjithë sekretariatit të partisë nga krye-socialisti Edi Rama gjatë asamblesë, shihet në PS si nisja e një kapitulli të ri, përgatitor për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. I vetmi i emëruar ishte Blendi Klosi, në postin e sekretarit të përgjithshëm për ta çuar PS drejt kongresit të jashtëzakonshëm në Shtator. Damian Gjiknuri tek sa ia kaloi stafetën Blendi Klosit, nuk e shikon shkarkimin e tij si lëshim nga kryetari Rama.