Kryeminsitri Edi Rama në një bashkëbisedim në rrjetet sociale nuk e ka fshehur, dhe as justifikuar korrupsionin edhe brenda shumicës së tij qeverisëse. Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS. Por, sot ka më pak korrupsion sepse sot nëse do të kishte më shumë korrupsion nuk do ishim ulur në tryezën e negociatave të BE.