Partia Socialiste çel zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit, me një tubim të madh në Sheshin ‘Skënderbej”. Mitingu ka nisur me këngë e valle nga grupe kërcimtarësh dhe artistësh të cilët u binin daulleve, ndërsa kryeministri Edi Rama ka mbërritur i veshur sportiv.