Në mbledhjen e Kryesisë të PS nuk është miratuar vetëm kandidatura e Vangjel Tavos për bashkinë Himarë. Teksa është diskutuar për kongresin e 27 Korrikut, kryesocialisti Edi Rama ka pasur kritika për disa drejtues qarqesh, për sa i përket kandidaturave të sjella për anëtarët e Asamblesë Kombëtare, që do të votohen në Kongresin Zgjedhor të fundit të korrikut.