Në ditën e 9 të bllokimit të koridorit të VIII, vijon puna me kapacitet të plotë natën edhe ditën, për të bërë të mundur sërish aksesueshmërinë e një prej akseve rrugore më të rëndësishme në vend. Ka përfunduar devijimi i lumit Shkumbin në të majtë të tij dhe tashmë ka nisur sistemimi i terrenit nga ku do të kalojë by pass-i provizor 1.3 km që do të rikthejë lëvizjen.