Top Channel/ Provokoi me simbol ekstremist, ministrja e Brendshme e Gjermanisë sulmon yllin turk
04/07/2024 21:35

Merih Demiral u bë heroi i Turqisë në sfidën kundër Austrisë, me dy golat e tij që ndihmoi skuadrën e Montellës për të avancuar në çerekfinalet e Europianit. Gjithsesi, festimi i tij pas golit duket se ka ngritur shumë polemika, jo vetëm në Turqi, por edhe në Gjermani. Ai festoi duke bërë një gjest të njohur si “përshëndetja e ujkut”, që lidhet me grupin ekstremist turk të krahut të djathtë “Ujqërit gri”. Kjo gjë ka sjellë një reagim nga ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, e cila me anë të një postimi në “X” shkruan se këto gjëra janë të papranueshme në një kampionat Europian. “Simbolet e ekstremistëve të djathtë turq nuk kanë vend në stadiumet tona. Përdorimi i Kampionatit Evropian të Futbollit si një platformë për racizmin është krejtësisht e papranueshme. Ne presim që UEFA të hetojë rastin dhe të marrë në konsideratë sanksionet”, shkruan Faeser. Nga ana tjetër, Demiral tha pas ndeshjes: “Kisha në mendje një festë specifike. Kështu bëra. Ka të bëjë me identitetin turk, sepse jam shumë krenare që jam turk. Dhe e ndjeva atë në maksimum pas golit të dytë, kështu që përfundova duke bërë atë gjest. Jam shumë i lumtur që e bëra këtë”. Gjithsesi, një dit pas ndeshjes UEFA tha se ka nisur një investigim sa i përket festës së mbrojtësit turk. Kjo nuk është jhera e parë që UEFA e bën diçka të tillë, pasi kujtojmë që dënoi sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku për festën e tij me kore kundër serbëve dhe maqedonasve pas barazimit me Kroacinë, teksa u investigua edhe gjesti i Bellingham pas sfidës me Sllovakinë.

Top Channel/ Kupa e çiklizmit. Fitues nga Shqipëria dhe Kosova në garat 122.6 km dhe 54 km
05/04 22:53
Top Channel/Triumfi ndaj “Mbretërve”, Muriqi për Digitalb:Golin kundër Realit ua kushtoj shqiptarëve
05/04 20:37
Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33