Top Channel/ Prova të reja kundër ish-çiftit Meta! 240 mijë dollarë shpenzime për…
01/07/2025 19:53

Ndërkohë që ish-presidenti Ilir Meta kërkon pafajësinë, një tjetër episod korrupsioni dyshohet nga prokuroria e SPAK. Dyshohet se me një kartë të vënë në dispozicion nga një biznesmen shqiptaro amerikan Adrian Shatku, ish-çifti Meta ka shpenzuar 240 mijë dollarë. Në hetimet e mëparshme ishte zbuluar një kartë tjetër “American Express” që gjithashtu përdorej dhe mbahej nga i njëjti biznesmen. SPAK ka administruar disa letërporosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë të dytë online bankare. Vazhdimisht Meta ka mohuar të ketë lidhje me këtë kartë bankare duke u distancuar nga veprimet e ish-bashkëshortes. Jo më larg se dje, kreu i Partisë së Lirisë reagoi sërish nga burgu, ku zbulimin e kartës nga SPAK, e cilësoi si ngjarjen më shokuese të jetës së tij. Tre ditë më parë, gjatë seancës në GJKKO, Meta parashtroi argumentet para trupës gjyqësore se përse po mbahet pa të drejtë në burg. “Ky konkluzion është tërësisht tendencioz pasi nuk ekziston asnjë provë apo indicie që Z. Meta të ketë qenë në dijeni të përfitimeve të paligjshme apo të ligjshme të ish-bashkëshortes nga A.Shatku. Referenca për ndarjet e përqindjeve në celularin e Znj. Kryemadhi që pretendon SPAK-u, i takon Znj. Kryemadhi ta sqarojë. Akoma më tendencioze është përpjekja e prokurorëve për të paraqitur Z. Meta si bashkëpërfitues apo në dijeni të kartave të paligjshme që pretendon akuza, të cilat edhe vetë sipas saj janë vetëm në emër të Monika Kryemadhit, e cila sipas SPAK, rezulton edhe përfituese e tyre. Zoti Meta jo vetëm që s’ka qenë në dijeni të kësaj marrëdhënieje të paligjshme , por pasi ka mësuar se pas kontrollit në banesën e nënës së Znj. Kryemadhi, ekzistonte një kartë e tillë, por e papërdorur, sipas zonjës Kryemadhi, vendosi edhe divorcin ligjor me të duke e vlerësuar si shkelje të rëndë të besimit, të ligjit për një politikane me përvojë, por edhe në dëm të kauzave të tij politike“-deklaroi Meta.

Top News- “Ramën goditeni me domate dhe vezë”, Berisha jep udhëzimet për qytetarët
30/03 22:33
Top News- Balluku ndalet në Fier, jep udhëzimet për zgjedhjet e brendshme dha ato vendore
30/03 21:37
Top Channel/ Përgatitjet për zgjedhjet vendore, mblidhet Asamblesja e PS në Fier
30/03 20:08
Top News- Erion Braçe kandidat i PS për Tiranën!/ “Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty”
30/03 19:07
Top Channel/ “Ti nuk di nga lidhet gomari”, Balliu-Lamallarit: Xhelal Mziu është sulmuar nga…
30/03 18:12
Top Channel/Akuzat e Balliut për drejtorin e ri të Policisë, Lamallari:Deputeti bukurosh e përdor..
30/03 18:11
Top News- A do kandidojë për kryebashkiak të Tiranës? Vjen reagimi i Erion Braçes
30/03 17:56
Top Channel/ “Rrezikohet zhdukja e sektorit fason”, Bozdo: Kursi i euros po dëmton industrinë
30/03 17:56
Top Channel/ ‘Qeveria armike e qytetarëve’, Balliu:Sa të jetë Rama s’ka integrim
30/03 17:54
Top Channel/ ‘Shkodra duhet të kishte kampus universitar’, Boçi: Pedagogët e diskriminuar dhe…
30/03 17:54
Top Channel/ A do të kandidojë Braçe për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Deputeti i PS
30/03 17:18
Top News – PS rrëzon propozimin e Balliut. Pasuritë e krimit për familjet e policëve të rënë
30/03 17:03
Top News – ‘Jo më qoka politike apo ndërhyrje partiake’ Rama flet për kriteret drejt BE
30/03 16:42
Top News – ‘Tenderat me inteligjencë artificiale brenda 2027’. Rama flet për procesin drejt BE
30/03 16:41
Top News – ‘Drejtësia duhet të rrisë profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë’
30/03 16:41
Top News – Rama mbledh ministrat për integrimin në BE. ‘Ky proces rrit kapacitetet institucionale’
30/03 16:41
Top Channel/ Berisha: Janë me mijëra njerëz që duan të anëtarësohen në PD, ky është objektivi i…
30/03 15:51
Top Channel/ PS-PD bashkohen për paratë, ndalohen fondet e huaja për partitë politike
30/03 15:18
Top Channel/ Rama: Negociatat deri në 2027”. Qeveria synon mbylljen e negociatave brenda vitit 2027
30/03 15:09
Top Channel/ “Kryepolici i Ballukut”, Berisha komenton zgjedhjet e drejtorit të Policë së shtetit
30/03 15:07