Ka dështuar edhe seanca e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pavarësisht se ishte seanca e fundit, i njëjti skenar është përsëritur. Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës brenda afatit 30 ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Bazuar në masën e përkohshme të nxjerrë nga Kushtetuesja, Kuvendi pezullon punën lidhur me seancën konstituive deri më 8 gusht kur pritet të nxjerrë një vendim.