Protestuesit e opozitës vazhdojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Pasi kaluan në Kuvend, ata u drejtuan drejt selisë së PS, aty ku u krijua një kordon policie dhe një makinë ujëhedhëse. Gjatë rrugës, ata kanë hedhur edhe molotovë në koshat e plehrave.