Ndërkohë që punonjësit e Gardës kanë bllokuar hyrjen e parlamentit, duke krijuar tensione mes tyre dhe deputetëve, protestuesit janë kthyer në tifozë. Flamur Noka me deputetë të tjerë kanë grumbulluar sërish karriget në Kuvend, duke krijuar rrëmujë në parlament, ndërsa protestuesit nga ekranet para parlamentit brohorasin dhe mbështesin deputetin.