Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lezhë, ku një qytetar ka vendosur të sfidojë policët. Teksa të gjithë janë grumbulluar për të protestuar, qytetari i veshur me veshje popullore ka kaluar me kalë pranë grupit të policisë “Shqiponja”. I pashqetësuar ai ka kaluar pranë policisë, e më pas ka vijuar rrugëtimin e tij, në këtë protestë kombëtare të opozitës.