Për ndarjen nga jeta të Alfred Doskut, një grup shqiptarësh protestuan jashtë ambienteve të qendrës Brook House, pranë aeroportit Gatwick, ku mbahen emigrantët. Sipas tyre, brenda kësaj qendre ka ndodhur një krim dhe përgjegjësit, të cilët çuan në vetëvrasje, të riun nga Librazhdi, duhet të mbajnë përgjegjësi.