Të heshtur dhe me maska, njësitë elitë të Policisë së Kosovës kanë protestuar para objektit të Qeverisë. Ata kundërshtojnë shtesat që i ka vendosur qeveria e Kosovës, 150 euro, shtesat e rrezikshmërisë që ka tetë muaj që nuk i kanë marrë. Në protestë ishte edhe njësia për eksplozivë e dëminim me të njëjtat kërkesa.