Ndotja alarmante e kolektorit të Levanit ka ngritur paraditen e kësaj të enjte në protestë dhjetëra fermerë të Povelcës e Derëzezës. Ata thonë se shkak i ndotjes janë stallat e kafshëve që ndodhen pranë dhe që shkarkojnë të gjitha mbetjet organike në ujërat e kolektorit.